Presidentja Osmani e dekoroi Afrim Bunjakun me urdhrin “Hero i Kosovës”

Prishtinë, 25 shtator 2023 – Udhëheqësit më të late shtetëror të Kosovës e rreshterin e ndjerë të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra të dielën, më 24 shtator, gjatë përleshjes me armë me një grup të seerbëve të armatosur në afërsi të fshatit Banjskë, të komunës së Zveçanit, në pjesën veriore të Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në mbledhjen komemorative të nstitucioneve shtetërore, e dekoroi rreshterin Afrim Bunjaku me urdhrin “Hero i Kosovës”, dekoratën më të lartë të Kosovës.

Osmani tha se polici Bunjaku u vra në mbrojtje të rendit, ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, për çka meriton nderimet më të larta shtetërore e qytetare.

“Shteti ynë nga sot ka edhe një herë një kujtim më shumë, i cili me profesionalizëm dhe përkushtim iu dedikua mbrojtjes së Republikës, për të cilën ra në krye të detyrës, sot po nderojmë një hero të vërtetë, një rreshter trim dhe vetëmohoues, i cili e sakrifikoi jetën për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë”, tha presidentja Osmani.

“Dje u sfiduan nga banda terroriste të dirigjuara nga Beogradi dhe ai bëri ata që duhet, mbrojte integritetin territorial dhe vuri dinjitetin. Ai tregoi trimëri të pa shoq. Heroizmi i tij lë të na frymëzoj që të jemi të gjithë të bashkuar, kundër terrorizim. Republikën e Kosovës nuk do të arrijë ta gjunjëzojë askush deri sa Kosova ka heronj si Afrim Bunjaku”, shtoi ajo.

“Rreshteri Afrim Bunjaku dhe pjesëtarët e Policisë dje u sfiduan nga bandat terroriste të dirigjuar nga Beogradi dhe bënë atë që duhet, rikthyen ligjin, mbrojtjen, integritetin territorial dhe sovranitetin dhe vunë në vend dinjitetin e Kosovës”, u shpreh Osmani.

“Heroizmi i Afrim Bunajkut do të jetë frymëzim për të gjithë, duke bërë thirrje që të jemi të bashkuar, kundër terrorizmit”, theksoi ajo.

Kryeministri Albin Kurti tha se Afrim Bunjaku u vra duke e mbrojtur shtetin e Kosovës nga një grup shumë i armatosur, i përrgatiirut dhe i mbështetur nga Serbia.

“Dita e sotme është ditë zie në vendin tonë për shkak të pikëllimit për Afrim Bunjakun. Por, e sotmja është edhe dita kur do t’i bëhen nderimet edhe më të mëdha për Afrimin, për Policinë tonë që me veprimet e saj profesionale dhe të guximshme e parandaloi një skenar kriminal dhe terrorist”, tha Kurti.

“Reagimi profesional i Policisë së Kosovës rezultoi me eliminimin e disa terroristëve e kriminelëve, arrestimin e disa të tjerëve dhe neutralizimin e gjithë grupit dhe konfiskimin e shumë armatimeve”, tha  ai.

“Sot përballë fotografisë së portretit të Afrim Bunajkut përkulemi me nderime dhe respekt si dhe zotohemi për drejtësi dhe kujtesë. Ligjshmëri dhe kushtetutshmëri, paqe dhe siguri për të gjithë dhe secilin pa dallim”, theksoi Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Kosova e humbi një njeri dhe një polic të mrekullueshëm. Ai tha se dhimbjen për humbjen e Afrim Bunjakut “duhet ta kthejmë në forcë”.

“Kësaj dhimbjeje që po e ndjej po i shtohet edhe krenaria që e kishim fatin ta kemi reshterin Bunjaku në radhët tona”, tha ai.

“Guximi i pashembullt që këtë rrugë që e hapi që 22 vite është dhe duhet të jetë pasqyrë se duhet të punojmë më shumë për paqen dhe sigurinë. Dje humbëm një njeri të mirë, baba të mrekullueshëm, një polic të mrekullueshëm që u vra në luftën për Kosovën. Në ditë si këto dhimbjen duhet ta kthejmë në forcë, Kosovën ta bëjmë vendin që ai ka dashur”, theksoi Sveçlai.

Vajza e heroit më të ri të Kosoovës, Afrim Bunjaku, Arbenita, tha se të gjithë familjarët janë krenarë për heroizmin e babait të saj.

“Babi, ti e flijove veten për liri, për këtë vend që ne të gjithë të jemi krenar me ty, me heroizmin tënd”, u shpreh ajo me ngashërim.

Rreshteri Afrim Bunjaku ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001.

Ai u vrra të dielën, më 24 shtator, në përleshjet e armatosura me një grup të serbëve të armatosur, në afërsi të fshatiit Banjskë të komunës së Zveçanit, në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Autoritetet kosovare thanë se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë të tjerë janë arrestuar.

Rreth 30 pjesëtarë të grupit të serbëve të armatosur kishin vendosur dy kamionë në rrugë afër fshatit Banjskë, ku e kanë pritur dhe sulmuar me armë të ndryshme pjesëtarët e Poliicisë së Kosovës. Pas përleshjes me policinë ata ishin tërhequr dhe ishin barrikaduar në Manastirin e Banjskës dhe në shtëpitë përreth. Gjatë ditës, sulmuesit kanë sulmuar herë pas here policinë, e cila i kishte vënë në rrethim. Në orët e mbrëmjes, Policia e Kosovës e mori kontrollin në manastir dhe në gjithë fshatin.

Kosova e ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar ua hodhi serbëve të Kosovës.

(r.m.)