Presidentja Osmani e dekoroi Rifat Jasharin me “Urdhrin e Lirisë”

Prishtinë, 6 mars 2023 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekoruar “Urdhrin e Lirisë” Rifat Jasharin, përfaqësuesin e familjes Jashari nga Prekazi, e cila luftoi deri në flijim për lirinë e pavarësinë e Kosovës.

Presidentja Osmani e dorëzoi dekoratën në shtëpinë e Jasharajve, pas vizitës në kompleksin memorial në Prekaz, me rastin e 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Gjatë dorëzimit të dekoratës, Presientja Osmani e vlerësoi lart sakrificën e familjes Jashari, e cila është bërë emblemë e luftës çliriumtare të Kosovës. Ajo tha se Rifati dhe gjithë familja Jashari do të jenë shembull i sakrificës për brezat që do të vijnë.

Paraprakisht, Presidentja Osmani, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti dhe Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, bënë homazhe te kompleksi memorial në Prekaz.

Presidentja Osmani tha se qytetarët e Kosovës nderojnë Adem Jasharin dhe gjithë familjen Jashari, si edhe të gjithë dëshmorët, për trimërinë dhe sakrificën e tyre për lirinë e vendit.

“Sikurse çdo qytetar i Republikës së Kosovës, sikurse çdo shqiptar, jemi këtu, në Prekazin historik, për të nderuar sakrificën, trimërinë dhe guximin e të rënëve të Kosovës. Po ashtu, të gjitha gratë dhe fëmijët e familjes Jashari, të cilët nuk i kurseu regjimi gjenocidal i Serbisë. Kujtimi për ta dhe për sakrificën e tyre do të jetë i përjetshëm për gjithë Kosovën, e cila sot është e lirë falë kësaj sakrifice”, tha ajo.

Kryeministri Albin Kurti, e quajti Prekazin kryeqendër të kryengritjes shqiptare. Ai tha se qytetarët e Kosovës vijnë këto për të përkujtuar epopenë e UÇK-së dhe i dha hov luftës për çlirimin e Kosovës.

Ndërsa kryeparlamentari Konjufca tha se lufta heroike e Jasharajve është një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë së luftës së popullit të Kosovës për liri.

“Rrënjët e vërteta të UÇK-së janë në luftën heroike e të lavdishme të familjes Jashari kudër okupatorit serbë. Jemi këtu për nderura Epopenë e UÇK, sepse pas kësaj lufte heroike dhe pas flijimit të familjes Jashari, UÇK u bë i gjithë populli i Kosovës, përveç kësaj edhe bashkësia ndërkombëtare lëvizi dhe e kuptoi më mirë, më drejtë luftën tonë të domosdoshme e cila ishte luftë mbrojtëse dhe luftë për çlirim prej pushtuesit serbë”, tha Konjufca.

(r.m.)