Prishtinë, 14 prill 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dënuar sulmin e Iranit me drone e raketa ndaj Izraelit. Ajo ka thënë se përshkallëzimi i situatës shpie në jostabilitet të paprecedent në rajon.
“Kosova i bashkohet aleatëve nëpër botë duke dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit. Ky përshkallëzim i madh po çon te një jostabilitet i paprecedent në rajon dhe përtej, me jetë të pafajshme që mbajnë barrën e bilancit të tij shkatërrues. Përpjekjet për paqe duhet të mbizotërojnë”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.
Kosovo joins allies around the world in condemning Iran's attack against Israel.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 14, 2024
This major escalation is leading to unprecedented instability in the region and beyond, with innocent lives bearing the brunt of its devastating toll.
Peace efforts must prevail.
Irani lansoi mbi 300 dronë e raketa në drejtim të Izraelit, në një sulm hakmarrës për vrasjen e dy gjeneralëve të tij në Konsullatën iranisane në Damask, më 1 prill.
Izraeli ka thënë se shumica e raketave e dronëve iranianë u shkatërruan.
(r.m.)