Presidentja Osmani e kujton e nderon Presidentin Rugova, në Ditën e Presidentit

Prishtinë, 24maj 2023 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Ditën e Presidentit.

Në mëngjes ajo, bashkë me bashkëshortin dhe vajzat e saj, ka vendosur një buqetë lulesh te shtatorja e Presidentit Rugova në Sheshin “Ibrahim Rugova”, në qendër të Prishtinës, mu para dritareve të zyrës së saj.

“Pavarësia ishte ideali i tij jetësor, të cilin e përjeton ky brez dhe të tjerë pas tij”, ka shkruar ajo në diçiturën e fotografisë para shtarrores së Presidentit Rugova.

This image has an empty alt attribute; its file name is Vjosa-Osmani-me-bashkeshortin-dhe-vajzat-para-shtatores-se-Presidentit-Rugova-Prishtine.jpg

Më pas, Presidentja Osmani, e ka vizituar familjen e Presidentit Rugova. Pas vizitës,  në një postim në Facebook, ajo ka treguar se në Ditën e Presidentit në familjen Rugova gatuhet “torta e Presidentit”, në kujtim tëë Atit Themeltar të Republikës së Kosovës.

“Në familjen e Presidentit Rugova, dera është gjithnjë e hapur për miq. Në Ditën e Presidentit, çdo vit pritja shoqërohet edhe me tortën e Presidentit, gatuar enkas për këtë ditë nga duart e arta të znj. Fanë, për ta kujtuar atin themeltar të Republikës”, ka shkruar ajo.

This image has an empty alt attribute; its file name is Vjosa-Osmani-ne-familjen-e-Presidentit-Rugova.jpg

Gjatë ditës, Presidentja Osmani e ka vizituar kopshtin e fëmijëve “Shtëpia Magjike” në fshatin Besi të Prishtinës, ku ka shijuar muffins me vulën e Presidentit, si edhe shkollën fillore “Migjeni” në fshatin Stanoc i Epërm të komunës së Vushtrrisë.

This image has an empty alt attribute; its file name is Vjosa-Osmani-ne-kopshtin-e-femijeve-ne-Besi.jpg

Dita e Presidentit shënohet në nderim të zgjedhjeve të para të lira parlamentare e presidenciale në Kosovë, të cilat janë mbajur më 24 maj 1992. Ibrahim Rugova, i cili ishte lideri më përfaqësues i vullnetit politik të popullit të Kosovës ishte zgjedhur President i Republikës së Kosovës me votat e mbi 90 për qind të votuesve. Kështu ai ishte bërë udhëheqësi e përfaqësuesi i parë legjitim i popullit të Kosovës në botën demokratike.

(r.m.)