Presidentja Osmani e uron saekretarin Rubio: Kosova mezi pret të punojë me ju

Prishtinë, 21 janar 2025 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për konfirmimin e tij në këtë detyrë.

Në urim ajo shpreh gatishmërinë e bashkëpunimit në forcimin e aleancës midis Kosovës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në promovimin e vlerave të përbashkëta dhe në adresimin e sfidave të kohës.

“Urime Marco Rubio për konfirmimin tuaj unanim si Sekretari i 72-të i Shtetit i SHBA-së. Kosova mezi pret të punojë me ju në forcimin e aleancës sonë të qëndrueshme, promovimin e vlerave tona të përbashkëta dhe adresimin e sfidave të kohës sonë së bashku. Në emër të popullit të Kosovës, ju uroj sukses në këtë detyrë të rëndësishme”, ka shkruar Presidentja Osmani në Platformën “X” të martën.

Ajo ia ka bashkangjitur postimit një fotografi nga një takim i mëhershëm i saj me z. Rubio, kur asi ishte anëtar i Senatit të Shteteve të Bashkuara.

 

Marco Rubio është i nominuari i parë i Donald Trumpit që e mori konfirmimin e Senatit.

Nominimi i tij për pozitën e Sekretarit të Shtetit ësht pritur me entuziazբn në Kosovë, duke qenë se ai konsiderohet si njohës i e mirë i situatës në Kosovë.

Rubio është takuar me udhëheqësaujtoritete të Kosovës që nga viti 2018. Si anëtar i Senatit, ai është takuar disa herë me udhëheqës shtetërorë të Kosovës dhe është angazhuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe për integrimin e saj në orgamnizatat ndërkombëtare.

Në vitin 2021 ai kishte shprehur kënaqësin՞ për njohjen e shtetit të Kosovës nga Izraeli dhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

(r.m.)

Comment

*