Presidentja Osmani e vlerëson mbështetjen e Presidentit Erdogan për Kosovën

Antalia, 2 mars 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të punimeve të Forumit Diplomatik të Antalias, është takuar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Në një postim në Facebook, Presidentja Osmani e ka falënderuar presidentin turk “për miqësinë, për përkushtimin dhe për mbështetjen për Kosovën”.

Ajo ka thënë se me presidentin Erdogan ka bisedeuar për thellimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Turqisë dhe për forcimin e lidhjeve midis dy vendeve.

“Faleminderit, President Erdoğan!

Për miqësinë, për përkushtimin dhe për mbështetjen për Kosovën!

Kënaqësi ta rikonfirmojmë punën tonë të përbashkët për thellimin e raporteve bilaterale dhe fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve dhe qytetarëve tanë!”, ka shkruar ajo,

Në fjalimin e saj në Forumin Diplomatik të Antalias Presidentja Osmani, ndër të tjera, ka tërhequr vërejtjen për ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor përmes satelitit të saj në rajon, Serbisë.

(r.m.)