Tiranë, 28 shkurt 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është e bindur që Ukraina do ta njohë një ditë shtetësinë e Kosovës.
Ajo e ka bërë këto deklarata në nisje të samitit “Ukrainë – Evropa Juglindore” që po mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë.
“Këto janë çështje bilaterale. Ne gjithnjë e kemi bërë një kërkesë të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, duke pasur mirëkuptim tw plotë që Ukraina është në gjendje të jashtëzakonshme, në gjendje lufte, duke luftuar për lirinë e saj dhe pavarësinë e saj”, ka thënë Osmani, duke iu pwrgjigjur pyetjes sw gazetarwve nëse ajo do të kërkojë prej presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, njohjen e shtetësisë së Kosovës.
Presidentja Osmani ka thënë se Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore dhe ka theksuar se fitorja e Ukrainës ndaj Rusisë është fitore e Evropës.
“Fitorja e Ukrainës është fitore e Evropës!
Është fitore ndaj atyre që duan ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe të rikthejnë mendësinë e dhunës e shkatërrimit!
Është fitore e lirisë!
Prandaj Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore”, ka shkruar Presidentja Osmani në rrjetet sociale.
(r.m.)