Prishtinë, 19 nëntor 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përdorur të drejtën e vetos dhe i kthyer dy ligje për rishqyrtim në Kuvend.
Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani, ka th֝në se Ligji për Këshillin e Sigurisë së Kosovës dhe Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit i janë Kuvendit për rishqyrtim për shkak se disa dispozita të tyre nuk janë në përputjhje me dispozitat kushtetuese.
“Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën. Ndërkaq Ligji për mbrojtjen e konsumatorit është kthyer për shkak të dispozitave të caktuara të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë”, tha më tej Kupina në një deklaratë për Telegrafin.
Portali publikoi faksdimilet e vendimeve të Prtesidentes për dy ligjet e kthyera në Kuvend.
(r.m.)