Presidentja Osmani merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II

Prishtinë, 17 shkurt 2022 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Zyra e Presidentes njfton se Presidentja Osmani dhe bashkëshorti I saj, Prindon Sadriu, të dielën do të marrin pjesë në pritjen që do të organizojë Mbreti Charles III për krerët e shteteve nga mbarë bota që do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II. Të hënën do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës, e pastaj në pritjen e organizuar nga Sekretari për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Gjatë qëndrimit në Londër, Presidentja Osmani do të takohet edhe me Kryetarin  e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle.

Presidentja Osmani, në mesazhin e ngushëllimit për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, e ka cilësuar monarken më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar si “frymëzim për brezat që vijnë”.

Ajo ka kujtuar se populli i Kosovës i është mirënjohës Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen që ka dhënë në ditët më të errëta të tij.

(r.m.)