Presidentja Osmani merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Prishtinë, 13 shkurt 2025 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Gjermani, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC), një nga forumet më prestigjioze globale për çështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme.

Presidenca e Kosovës bën të ditur se Presidentja Osmani, do të marrë pjesë edhe në panele të diskutimeve për çështje të ndryshme rajonale e globale.

Gjatë qëndrimit në Mynih, , Presidentja Osmani do të zhvillojë takime me liderë botërorë, me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe me personalitete të rëndësishme të politikës globale., Në fokus të takimeve do të jetë forcimi i partneritetit strategjik dhe afirmimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Konferenca e Sigurisë në Mynih, e themeluar në vitin 1963, është një platformë e pavarur që synon promovimin e zgjidhjeve paqësore të konflikteve, dialogut ndërkombëtar dhe bashkëpunimit mes shteteve.

(r.m.)

Comment

*