Presidentja Osmani nis vizitën në Maltë

Prishtinë, 2 mars 2022 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë pune në Maltë, me ftesë të Presidentit të Maltës, George Vella.

Presidenca e Kosovës njoftoi se presidentja Osmani, përveç takimit me nikoqirin e saj, presidentin Vella, do të takohet edhe me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Angelo Farrugia, dhe me ministrin e Jashtëm, Evarist Bartolo.

Presidentja Osmani do të jetë paneliste në tryezën për rolin e liderëve botërorë në paqe që do të mbahet në kuadër të Forumit për Kulturë dhe Paqe që mbahet nën patronazhin e Presidentit Vella.

Prersidentja e Kosovës udhëtoi për në Maltë nga Turqia, një ditë pas takimit me Presidentin turk, Recep Tyip Erdogan. Pas takimit, Erdogan tha se Turqia do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe do të vazhdojë mbështetjen e procesigt të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendet që nuk ekanë bërë këtë.

(r.m.)