Presidentja Osmani pritet ngrohtësisht nga arbëreshët në Fransita të Kalabrisë

Fransita (Kalabri), 11 prill 2023 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur sot në Fransita të Kalabrisë, në Itali, ku është pritur ngrohtësisht nga komuniteti i arbëreshëve të kësaj komune.

Në një videoregjistrim të publikuar nga Presidentja Osmani në rrjetin social në Facebook shihet se asaj i është uruar mirëseardhje me tufa lulesh dhe me këngë arbëreshe nga një grup grash. Dy zonja arbëreshe e këndojn një këngë që kujton se “na jemi gjaku i shpisë“, ndërsa njëra prej tyre ia mban vazhdimisht dorën Presidentes Osmani.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP

Më pas, Presidentja e Kosovës ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të sheshit “Kosova” në Fransita. Ajo është nderuar nga komuna e Frasnitës me çmimin “Gjergj Kastrioti”.

Presidentja Osmani, në një postim tjetër në Facebook, ku shpreh mirënjohjen e saj të thellë për mikpritjen në Fransita, i cilësoi arbëreshët “shtyllë e kulturës dhe e identitetit kombëtar“.

“Mirënjohëse për mikpritjen vëllezërve e motrave arbëreshe. Për shekuj të tërë, ata e kanë ruajtur identitetin kombëtar e gjuhësor, traditën, ritet e kulturën e të parëve të tyre. Ideja e rilindjes kombëtare dhe historia e heroit tonë nacional, Gjergj Kastriotit, e gjejnë burimin në tokën e arbëreshëve“, ka shkruar ajo.

Ajo e falënderoi komunën e Fransitës që e nderoi me çmimin “Gjergj Kastrioti”.

“Falënderoj komunën e Frasnitës për çmimin ‘Gjergj Kastrioti’. Ky çmim është mirënjohje para së gjithash për betejën historike të Kosovës për liri dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar.

Po ashtu, në zemër të Arbërisë, në praninë e shumë arbëreshëve të Frasnitës, inauguram sheshin, i cili e mban emrin e Republikës sonë, sheshi ‘Kosova’.

Nga sot, kemi një copëz Kosove në zemër të Kalabrisë“, ka shkruar ajo.

Presidentja e Kosovës ka shkuar në Kalabri të Italisë, me ftesë të komunitetit të arbëreshëve të këtij rajoni.

Presidenca e Kosovës njoftoi se Presidentja Osmani do të ketë takime me kryetarin e Rajonit të Kalabrisë, kryetaren e Provincës së Kozencës dhe kryetarët arbëreshë të komunave të këtij rajoni. Në këto takime do të diskutohet mbi mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit të Kosovës me komunat arbëreshe të këtij rajonit.

Presidentja Osmani do të ketë edhe një bashkëbisedim me studentët dhe mësimdhënësit e Universitetit të Kalabrisë.

May be an image of Piazza di Spagna and bell towerMay be an image of 9 peopleMay be an image of 10 peopleMay be an image of 6 people and crowdMay be an image of 11 people, Piazza di Spagna and crowdMay be an image of 10 peopleMay be an image of 3 people

May be an image of 6 peopleMay be an image of 11 people

(r.m.