Prishtinë, 27 gusht 2022 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje dhe lwvizjes sw shtetasve tw tw dyja vendeve.
Presidentja psmani, në një postim në Facebook, ka shkruar se liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane.
Ajo i ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për rolin e tyre mbështetës në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka theksuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë përpjekjet për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke.
“Reciprocitet e barazi. Liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet. Falënderime SHBA-së dhe BE-së për rolin e tyre mbështetës. Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke”, ka shkruar Osmani.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë gjithashtu se reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore të çështjeve të hapura midis Kosovës e Serbisë.
(r.m.)