Presidentja Osmani takohet me Presidentin Biden: “Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme”

Nju Jork, 21 shtator 2023 – Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, janë takuar në Nju Jork me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.

“Aleanca e lirisë. Aleanca e përjetshme”, ka shkruar Presidentja Osmani në llogarinë e saj në Facebook, ku e ka publikuar një fotografi famljare me çiftin Biden.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, në margjina të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidentja Osmani ka takuar edhe liderë të disa shteteve, drejtues të agjncive dhe zyrtarë të organizatave ndërkombëtare. Ajo është takuar edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në New York dhe me miq e mbështetës të Kosovës në SHBA.

(r.m.)