Osmani: Roli i SHBA-së është përcaktues për përmbylljen e dialogut

Nju Jork, 22 shtator 2023 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar në Nju Jork një takim me Zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jon Finer.

Presidenca e Kosovës njoftoi se Presidentja Osmani ka thënë se SHBA-të kanë rol vendimtar për paqen e sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

“Në kohën kur siguria në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë kontinentin evropian po sfidohet, roli i SHBA-ve është vendimtar për të ruajtur paqen dhe sigurinë”, ka thënë ajo.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, dialog dhe partneritet, pavarësisht zhvillimeve aktuale politike dhe të sigurisë në rajon.

“Jemi të përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve me SHBA-në në nivel strategjik. Kemi nevojë për më shumë bashkëpunim politik, sikurse edhe në sferën e sigurisë për t`i mbrojtur arritjet e përbashkëta”, ka theksuar aj.

Presidentja Osmani ka thënëë se Kosova synon të bëhet e anëtare e NATO-s dhe në BE-së, duke theksuar se anëtarësimi në këto organizata është në funksion të paqes e stabilitetit në rajon e më gjerë.

Në njoftim thuhet se në këtë takim u bisedua edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë. Presidentja Osmani ka thënë se Kosova ka ndërmarrë hapa për depërshkallëzimin e situatës në pjesën veeriore të veendit dhe është e përkushtuar të punojë bashkë me aleatët, në veçanti me SHBA-të, për të adresuar sfidat e sigurisë. Ajo ka thënëë gjithashtu se Kosova është e përkushtuar për zbatimin e plotë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazë për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë, me të cilën janë pajtuar të dy palët, në Bruksel. Ajo ka thënë se roli SHBA-së është përcaktues për përfundimin me sukses të dialogut.

“Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës do ta mundësojë rifillimin konstruktiv të dialogut, ndërsa roli i SHBA-ve është përcaktues për përmbylljen me sukse të dialogut ”, ka theksuar Presidentja Osmani.

(r.m.)