Presidentja Osmani udhëtoi për në New York

Prishtinë, 19 shtator 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në New York, të enjten.

Kabineti i saj njoftoi se Presidentja Osmani do të zhvillojë takime me liderë botërorë e udhëheqës të organizata ndërkombëtare dhe do të marrë pjesë në aktivitetet zyrtare që do të zhvillohen në margjhina të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në njoftim thuhet se Presidentja Osmani, në takime me homologët e saj, do të diskutojë për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe do të shprehë përkushtimin e Kosovës për forcimin e pozitës së saj në pkanin ndërkombëtar si edhe për zgjerimin e thellimin e marrëdhënieve të Kosovës me shtete të tjera.

Kabineti i Presidentes së Kosovës njofton se e para e vendit do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të organizuara nga shtetet aleate.

Ajo do të marrë pjesë edhe në veprimtari të ndryshme të mërgatës shqiptare në Amerikë dhe do t՞ vizitojë disa nga shoqatat shqiptar-amerikane.

(r.m.)