Baleti Kombëtar të Kosovës paraqiti mbrëmë në Teatrin “St Jean” në Manhattan të New York-ut, premierën e shfaqjes “Tango Nights” (Netë tangoje) me koreografi nga Chiara Ajkun.
Balerinët nga Kosova lanë mbresa te publiku njujorkez e amerikan që e duartrokiti nxehtësisht shfaqjen.
Premiera e “Tango Nights” erdhi si rezultat i bashkëpunimit mes të Baletit Kombëtar të Kosovës dhe trupës amerikane “Ajkun Ballet Company”.
Mes pjesëmarrësve në sallë ishte edhe Ambasadori Blerim Reka, Shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York.
“Mbrëmë BALETI I KOSOVËS – KOSOVO BALLET, për të parën herë performoi në Nju Jork, me Tango Nights, në teatrin St. Jean në Manhatan”, shkroi ai në rrjetin social Facebook, duke shtuar se ishfaqja shte një “prezantim i i shkëlqyer i kulturës së Kosovës në New York”.
Fotografitë e postuara prej Ambasadorit Reka shoqërojnë këtë njoftim të shkurtër. Balerinëve nga Kosova u urojmë suksese të mëtejshme me shfaqjet e tyre të bukura.