Berlin, 10 maj 2021 – Priftërinjtë e rreth 100 kishave katolike në Gjermani prej sot do të bekojnë çiftet e gjinisë së njëjtë.
Ata e përkrahën Lëvizjen “Dashuria fiton” që doli në skenë në muajin mars, pasi Kisha Katolike në Vatikan e kundështoi këtë, me arsyetimin se Zoti “nuk mund ta bekojë mëkatin”.
Lëvizja “Dashuria fiton” e cilësoi këtë deklaratë të Vastikanit si “shuplakë në fytyrë njerëzve në mbarë botën”.
Kjo lëvizje e publikoi një hartë që i tregon të gjitha kishat që u ofrojnë bekimin çifteve homoseksuale.
Papa Françesku ka thënë se ai beson se çiftet homoseksuale duhet të lejohen të bëjnë “bashkime civile”. Edhe vitin e kaluar, ai kishte thënë se këto çifte “kanë të drejtë të jenë në familje”.
E megjithatë, ai e ka miratuar qëndrimin e Kongregatës për Doktrinën e Besimit që Kisha Katolike të mos i bekojë çiftet e gjinisë së njëjtë.
Në Kishën Katolike bekimi bëhet nga një prift ose nga dikush tjetër në emër të Kishës.
(r.m.)