Kosova po përballet me thatësi – Mungesa e rreshjeve dhe thatësia dominuese vërehet më së shumti në Batllave dhe Badovc prej nga e siguron ujin i terë rajoni i Prishtinës
Prishtinë 05 Janar 2014 – Kosova po kalon dimrin më të thatë në dy dekadat e fundit. Të reshurat e shiut dhe borës mungojnë. Të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës tregojnë se që nga tetori në Kosovë kanë renë 18 mm shi, sasi kjo tejet e pamjaftueshme për tokat bujqësore si dhe për grumbullimin e ujit në liqenet akumuluese prej nga furnizohen banorët e qyteteve të Kosovës.
Mungesa e rreshjeve dhe thatësia dominuese vërehet m
e së shumti në Batllave dhe Badovc prej nga e siguron ujin i terë rajoni i Prishtinës, duke përfshirë këtu kryeqytetin, Obiliqin, Podujevën, Graçanicen, Lipjanin, Drenasin dhe Fushë Kosovën. Në këto liqeni uji ka renë nën nivelin e 11 metrave, ka thënë Arjeta Mjeku, zëdhënëse e Ndërmarrjes Regjionale të Ujësjellësit “Prishtina”. Sipas saj, gjendja do të keqësohet se tepërmi nëse në javët në vijim nuk do të këtë të reshura atmosferike.
“Qe nga java që vije do të fillohet me reduktime të ujit në disa zona, veçmas në fshatra. Nëse gjendja atmosferike vazhdon të jetë kësisoj, atëherë situata do të përkeqësohet, ngase i terë kapaciteti i ujit në liqenet akumuluese Prishtina e siguron nga të reshurat atmosferike dhe jo nga burimet e tjera” ka thënë zëdhënësja Arjeta Mjeku. (B. Salihu)