(Poezi nga Gena Morina Bajrami)

PRISHTINË

 

Prishtinë

Sonte nuk kemi gjumë

As ti, as unë

Gjumin e ëmbël na e rrëmbyen lugetërit qëmoti

Të molisura na mbetën vitet.

 

Në këtë muaj gusht

Shpirt-prush po çmallemi

Për mijëra ditët, e mijëra netët e humbura

Në breg, dielli ende nuk ka dalë

Të na i thajë qepallat e lagura gjer në gushë

 

Ah sa të zhuritur që mbetëm unë e ti

Ti, pa jehonën e miliona hapave, të tretur diku

Unë, pa rrezet e tua

E si mund të flemë kur ende s’e kemi parë dritën?

 

Prishtinë,

Sonte nuk kemi gjumë

As ti, as unë.

 

4 gusht, 2019

Bregu i Diellit, Prishtinë