Lozanë, 27 prill 2023 – Radiostacioni zviceran, Couleur 3, të enjten, po transmeton një program gjithëditor të krijuar tërësisht nga inteligjenca artificiale, njoftoi radiostacioni.
“Nuk do të dëgjoni prezantuesit e vërtetë të Coleur 3 sot. Robotët kanë marrë nën kontroll studion dhe zërin e tyre”, kanë shkruar ata në Twitter.
Aujourd'hui, vous n'entendrez pas les vrais animateur.rice.s de Couleur 3. Les robots ont pris possession du studio et de leur voix 🎙🤖 #Ai #IntelligenceArtificielle
— Couleur3 (@Couleur3) April 27, 2023
Nga ky eksperiment përjashtohen vetëm lajmet, bëri të ditur radiostacioni.
Programi i kanalit muzikor të radios dhe televizionit publik zviceran, RTS në gjuhën frënge, është prodhuar me ndihmën e programit të robotit të të folurit ChatGPT, i cili ka shkaktuar komente të ndryshme në publik që nga fundi i vitit të kaluar, transmeton Dpa.
Prezantuesit më parë kishin klonuar zërat e tyre dhe ishin përdorur për të kryer intervista me zërat e klonuar të ish-presidentëve amerikanë, Barack Obama dhe Donald Trump, ndër të tjera.
“Duket si Couleur 3, por prezantuesit janë zëvendësuar nga inteligjenca artificiale”, thotë prezantuesja e supozuar, pra një inteligjencë artificiale, zëri i së cilës nuk dallohet nga ai i një gazetari të vërtetë.
Televizioni publik zviceran ofron programe në të katër gjuhët zyrtare të vendit: RTS transmeton në frëngjisht, SRF në gjermanisht, RSI në italisht dhe RTR në romanisht – gjuhë e folur në kantonin Grisons.
Në fund të marsit, miliarderi amerikan, Elon Musk, dhe një grup ekspertësh në inteligjencën artificiale bënë thirrje për një pushim gjashtë-mujor në sistemet e trajnimit të Inteligjencës Artificiale.
Në një letër të hapur, ata deklaruan se këto sisteme janë më të fuqishme që nga lansimi i fundit i një versioni më të avancuar të chatbot ChatGPT nga Open AI, shkruan Reuters.
Letra, e publikuar nga Instituti jofitimprurës, Future of Life, u nënshkrua nga më shumë se 1.000 njerëz, përfshirë Muskun.
(REL)