Prokuroria kërkon 3,6 vjet burg për ish-gjyqtaren Hoxha dhe 4 për av.Tabaku

Prokuroria kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish-gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha me gjykim të shkurtuar.

Ndërkohë për avokatin Aldo Tabaku, Prokuroria ka kërkuar 4 vite burg.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha e njohur për lirimin para kohe me kusht të shumë emrave të njohur të botës së krimit u arrestua në sallën e gjyqit më 11 shkurt të këtij viti, në momentin që do të merrte një tjetër vendim për lirimin nga qelia të një të dënuari me 25 vite burg.

Së bashku me ish-gjyqtaren Hoxha u arrestuan edhe 9 persona të tjerë.

Ajo akuzohet për veprën penale “korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

oranews