Prokuroria thotë se ndaj Kurtit do të veprohet sipas “legjislacionin në fuqi”

Prishtinë, 4 mars 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës konfirmoi se Kryeministri Albin Kurti nuk është paraqitur në prokurori për të dhënë dëshminë e tij lidhur me dyshimet për keqpërdorim me rezervat shtetërore ndonëse ishtë urdhëruar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Në një deklaratë për medie, prokuroria tha se në rastin e kryeministrit Kurti do të veprohet në bazë të “legjislacionit në fuqi”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas interesimit të shumë gazetarëve, informon se dëshmitari A.K. nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij edhe përkundër faktit se i njëjti ka qenë i obliguar me Urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet tjera do të veproj duke respektuar legjislacionin në fuqi”, thuhet në deklaratrën e prokurorisë.

Në deklaratë nuk saktësohet se si do të veprojë prokuroria në qoftë se kryeministri Kurti refuzon të shkojë në prokurori për të dhënë dësh minë e tij, ndonëse ai ka shprehur gatishmërinë të japë dëshminë e tij në zyrën e kryeministrit,

Të martën, në kohën që duket të ishte në prokurori, Kurti mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të një kopshti për fëmijë. Edhe atje ai pqërsëriti se është i gatshëm të japë dëshmi në zyrën e tij.

“Unë e mirëpres prokurorinë në Zyrën e Kryeministrit. Ka pasur raste në të kaluarën kur prokurorët hetuesit kanë ardhur për kryeministra jo vetëm si dëshmitar por edhe të pandehur, prandaj nuk ka ndonjë arsye që të mos vazhdohet”, tha Kurti,

Ai e ekuzoi Prokurorinë se po e Lufton qeverinë që e drejton ai dhe jo krimin e korrupsionin.

“Kurrë Prokuroria e Shtetit në Kosovë s’ka qenë më e lirë. Lirinë po e përdor e keqpërdor për të luftuar Qeverinë, e jo krimin e korrupsionin”, theksoi ai.

(r.m.)

Comment

*