Beograd, 22 dhjetor 2024 – Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në sheshin qendror të Beogradit, Sllavia, për të protestuar kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së tij.
Protesta e organizuar nga studentët dhe sindikatat e fermerëve është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që kërkon përgjegjësi për shembjen e çatisë së stacioni hekurudhor në qytetin verior të Novi Sadit, që shkaktoi 15 të vdekur, me një nëntor.
Protesta filloi me një heshtje 15-minutëshe në nderim të viktimave dhe u pasua nga brohoritjet “I keni duart e përgjakura”.
Protesta të njëjta u zhvilluan edhe në Novi Sad, Nish e Kragujevc, tri qytetet më të mëdha të Serbisë, pas Bdeogradit.
Protestuesit kërkojnë që Presidenti Vuçiq dhe përgjegjësit për shembjen e çatisë të përballen me drejtësinë.
Shumë qytetarë të Serbisë e konsiderojnë shembjen e shembjen e çatisë së pritores së stacionit hekurudhor në Novi Sad si pasojë të korrupsionit me tendering e renovimit. Vitet e fundit, ndërtesa e stacionit hekurudhor është rinovuar dy here në kuadër të projekteve të dyshimta që i përfshijnë kompanitë shtetërore të Kinës.
Deri tani autoritetet kanë arrestuar 13 persona për ngjarjen në Novi Sad, përfshirë një ministër që u la më pas i lirë, dukë shtuar mosbesimin e publikut rreth procesit të hetimeve.
Protestat e javëve të fundit e kanë sfiduar pushtetin e Presidentit Vuçiq, kundërshtarët e të cilit e akuzojnë për sundim gjithnjë e më autokratik.
Fillimisht, Vuçiq i akuzoi studentët për nisjen e protestave, duke thënë se ata po “paguhen” nga Perëndimi, por më vonë tha se do t’i përmbushë kërkesat e tyre, përfshirë publikimin e dokumentacionit në lidhje me punimet në rinovimin e ndբrtesës s në stacionit të trenit në Novi Sad.
Të dilën, Vuçiq e përuroi një pjesë të autostradës në Serbinë qendrore. Aty tha se nuk do të përfillë kërkesat e opozitës për formimin e një qeverei kalimtare dhe i akuzoi kundërshtarët e tij se, siç u shpreh, “po i shfrytëzijnë studentët për ta marrë pushtetin pa zgjedhje”.
“Nuk ka asgjë prej kësaj. Do t’i mposhtim përsëri dhe më bindshëm se kurrë dhe do t’i mposhtim sepse punojmë për popullin”, tha ai.
Partitë opozitare e shohin formimin e një qeverie kalimtare, e cila do t’i përgatiste zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si rrugëdalje nga tensionet politike në Serbi. Opozita e akuzon Vuçiqin dhe partinë e tij, SNS, për manipulim të zgjedhjeve.
Procesi mësimor në universitetet e Serbisë është ndërprerë prej javësh, Studentët vazhdojnë të qëndrojnë brenda ndërtesave të fakulteteve, por nuk lejojnë mbajtjen e ligjëratave dhe ushtrimeve.
Ditët e fundit protestës së studentëve u janë bashkuar edhe shumë nxënës të shkollave të mesme. Nxënësve dhe studentëve iu bashkuar edhe shumë mësimdhënës të tyre.
Në një përpjekje për të penguar pjesëmarrjen më të madhe të nxënësve, Qeveria e Serbisë i ka mbyllur shkollat një javë më herët se vitet tjera dhe i ka zgjatur pushimet dimërore.
Autoritetet e sigurisë në disa raste e përdorën dhunën ndasj proterstuesve, të cilët janë dhunuar edhe nga grupe pro-qeveritare. Midis të dhunuarve nga mbështetës të pushtetit në Beograd ishte edhe lideri opozitar serb Dragan Gjillas.
Protesta e studentëve, nxënësve dhe fermerëve në Serbi ka marrë mbështetje të madhe në të gjitha sferat e jetës në Serbi.
(r.m.)