Ese nga Rafael Floqi
Amerika ka kaluar një kohë të vështirë. Me një zgjedhje elektorale kombëtare që ndau miqtë dhe familjen, na ndau edhe mes nesh, na ndau edhe ne shqiptaro- amerikanëve dhe pushtoi median tonë këtu dhe në Atdhe. Ne si amerikanë kemi qenë të dehur me retorikë helmuese dhe tubime toksike në rrugë, gjithë këtë kohë që çuan në më shumë ndarje, lëndime dhe madje edhe vdekje. Ndaj sot më shumë se kurrë kemi nevojë për (Thanksgiving), -Ditën e Falënderimeve.
Amerikanët e panë në mënyrë të tmerrshme vrasjen e George Floyd nga një oficer policie në Minneapolis dhe thanë se ne nuk do ta pranojmë më atë situatë. Nga ana tjetër pandemia, gjer tani 775,000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Amerikë. Mbi 47 milionë prej nesh kanë qenë të sëmurë. Familjet që kanë varrosur të dashurit nuk kanë nevojë të bindin për realitetet e Covid-19. Amerikanët që kanë kaluar javë në njësitë e kujdesit intensiv spitalor e dinë se janë me fat që janë gjallë. Sidoqoftë, në mes të makthit pandemik të Amerikës, amerikanët kanë debatuar me njëri-tjetrin për vaksinat, maskat, mbylljen e shkollave dhe bizneseve. Ne kemi parë që bizneset tona të vuajnë. Financat e qeverisë sonë janë tendosur më tej për të furnizuar para për të dëmtuarit e të papunëve. Qeveria vetëm ka prerë para duke ia kaluar barrën e borxhit brezave që vijnë.
Amerikanët e panë të tmerruar largimin tonë nga Afganistani. U grindëm mes veti se si duhej të ishim larguar, për kohën e nisjes dhe nëse duhej të largoheshim apo jo fare. Ne po vazhdojmë të luftojmë me racizmin në Amerikë. Njerëzit që e kanë përjetuar e dinë realitetin. Në të gjitha nivelet e shoqërisë ne duhet të ngrihemi mbi çdo fjalë apo veprim që denigron të tjerët. Media i fryjnë zjarrit të përçarjes. Kujto reagimet e fundit pas gjyqit të Kyle Rittenhouse në Kenosha dhe tragjedinë e vrasjeve gjatë paradës së Krishtlindjeve në Waukesha, të kuptosh se racizmi nuk është shkaku, por mjeti me të cilin e majta kërkon të mbajë pushtetin.
Njëzet e një vjet e disa ditë më parë, Ronald Reagan ftoi votuesit të gjykojnë Presidentin Jimmy Carter, sipas një standardi të thjeshtë, sapo të hynë në qendrat e votimit: “Pyesni veten: A jeni më mirë sot se sa ishit katër vjet më parë?”
Testi Biden i Ditës së Falënderimeve
Ndërsa dy javë më parë, duke përfunduar një udhëtim në Evropë pas as edhe një vit që nga marrja e detyrës, Presidenti Biden sugjeroi një version të përditësuar të asaj pyetjeje të famshme, duke inkurajuar amerikanët që e gjykojnë atë, e të krahasonin Ditën e Falënderimeve 2021 me Ditën e Falënderimeve 2020. “Këtë Ditën e Falënderimeve ne jemi të gjithë në një rrethanë shumë të ndryshme, gjërat janë shumë më mirë,” u tha ai gazetarëve në një konferencë shtypi në Glasgou, Skoci. A do ta këmbente dikush “aq keq sa janë gjërat, për sa i përket çmimeve që dëmtojnë familjet tani, këtë Ditë Falënderimesh për Falënderimet e fundit”, tha ai. Por realiteti është ndryshe dhe administrata jeton në flluskën e saj.
Rezultatet e zgjedhjeve të së 2 Nëntorit sugjerojnë se votuesit nuk mendojnë se ata janë në të vërtetë më mirë rreth nëntë muaj në presidencën e Biden. Në Virxhinia, të cilën Biden e mbajti me 10 pikë vitin e kaluar, votuesit e bënë Glenn Youngkin guvernator, republikanin e parë që fiton në mbarë vendin që nga viti 2009. or tronditësi i vërtetë është në Nju Xhersi të supozuar të sigurt, ku guvernatori aktual Phil Murphy (D) mezi fitoi ndaj Republikanit Jack Ciattarelli. Përpara se të shpalleshin rezultatet, Biden hodhi poshtë idenë se paraqitja e tij në sondazhet e opinionit publik dhe gjendja e agjendës së tij të brendshme në Kongres kishte “ndonjë ndikim real” në Virxhinia.
Zhgënjimi i votuesve është një forcë e fuqishme politike. Pra, cila është përgjigja? Çfarë na kthen te testi i Bidenit: A do ta shkëmbenin amerikanët Ditën e Falënderimeve 2021 me Ditën e Falënderimeve 2020 kur bëhet fjalë për pandeminë? Trump apo Bajden?
Pandemia
Ndoshta faktori më i madh në një përgjigje “jo” këtu është se në nëntor 2020 vendi u përball me rritje të rasteve dhe vdekjeve pa përfitimin e një vaksine të lirë, gjerësisht të disponueshme dhe efektive kundër koronavirusit. Në vitin 2021, amerikanët që nuk i janë nënshtruar injeksionit përbënin një pjesë dërrmuese të njerëzve që u sëmurën rëndë nga sëmundja, u shtruan në spital dhe vdiqën. Ndoshta klisheja më e madhe për Covid-in e vitit është se vendi po kalon një “pandemi të të pavaksinuarve”.
Ekonomia
Kjo kërkon shumë analizë të zërave të ndryshëm . A do të thotë punë? Inflacioni? Ndërprerje të zinxhirit të furnizimit? Pagat? Nëse po flasim për rritjen e vendeve të punës, përgjigja ka shumë të ngjarë të jetë “jo”, edhe pas disa muajsh thellësisht zhgënjyes, që përkojnë me variantin Delta. Nga shkurti deri në shtator, ekonomia amerikane krijoi rreth 4.7 milionë vende pune. Janë ende të me pak se 5 milionë vende pune nga para pandemisë. Në nëntor 2020, shkalla e papunësisë ra nga 6.9 përqind në 6.7 përqind. Në shtator 2021, ajo ra nga 5.2 përqind në 4.8 përqind. Megjithatë, është një pamje e ndërlikuar. Një numër rekord i amerikanëve po lënë punën e tyre dhe sindikatat në sektorë të ndryshëm ekonomikë në të gjithë vendin janë në grevë, ndërsa miliona punëtorë ulen në mënjanë duke kërkuar paga më të larta dhe përfitime më të mira – të gjitha simptomat e rritjes së levave të punës. Kjo na çon drejt rritjes së pagave dhe inflacionit. Çmimet e makinave të reja, makinave të përdorura dhe darkës së Falënderimeve me të gjitha aksesorët janë të gjitha në rritje. Shpenzimet e konsumatorëve janë rritur. AAA vendos çmimin mesatar të një gallon gazi në 3,401 dollarë. Një vit më parë, ishte 2,122 dollarë. Sa i përket ndërprerjeve në zinxhirët e furnizimit amerikan, të cilat janë kompetenca e sektorit privat dhe jo e presidentit, dimri 2021 mund të duket shumë si dimri 2020, me paketat që nuk arrijnë në adresat e tyre të Krishtlindjeve.
Emigracioni dhe inflacioni
Shifrat mbeten të zymta. Kur Gallup pyeti në shtator nëse amerikanët ishin të kënaqur apo të pakënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat në Shtetet e Bashkuara, një 75 për qind thanë se ishin të pakënaqur. (Në nëntor 2020, ishte 76 përqind.) Një sondazh i ri i NBC News zbuloi se shtatë në 10 të rritur – dhe gati gjysma e demokratëve – thonë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. Biden shpreson t’u japë atyre diçka për të cilën të jenë mirënjohës së shpejti. Po a mundet. Lirimi i rezervës kombëtare të karburanteve të vendit me 50 milion fuçi, duket si dhurata e fundit e presidentit, kur Amerika harxhon në ditë 19 milion fuçi është thjesht një sheqerkë. ( Pyetje që e bëri sekretaren e shtetit Jeniffer Grandholm , të stepet si një nxënëse e papërgatitur.)
Ne po vazhdojmë të kemi kriza të tjera që ndikojnë në vendin tonë. Njerëz që derdhen mbi kufirin amerikan jugor në mënyrë të paligjshme, (sipas Fox News në një raport nga terreni kanë filluar të vijnë dhe shqiptarë) një epidemi e vazhdueshme droge, të pastrehë, kosto në rritje të trajtimit mjekësor dhe sigurimit, shkollime të papërballueshme për universitetin, strehim të papërballueshëm dhe sende ushqimore të papërballueshme dhe ndonjëherë të padisponueshme.
Amerikanët tani po përballen me zjarrin e inflacionit në rritje. Ushqimet po bëhen edhe më të papërballueshme për amerikanët e varfër. Rregullimi i kostos së jetesës që vjen për pensionistët e Amerikës në janar, i cili raportohet të jetë 5.9 për qind, me të cilën mund të blejë një qese të vogël me sende ushqimore, ndoshta…
Të kujtojmë ditën e Falënderimeve.
Në nëntor të vitit 1621, sipas History.com pasi korrja e parë e misrit nga pelegrinët rezultoi e suksesshme, guvernatori William Bradford organizoi një festë festive dhe ftoi një grup aleatësh amerikanë vendas të kolonisë së re, duke përfshirë shefin e Wampanoag Massasoit. Tani kujtohet si “Falënderimi i parë” i amerikanëve – megjithëse vetë pelegrinët mund të mos e kishin përdorur termin në atë kohë – festivali zgjati tre ditë.
Atë dimrin e parë brutal, shumica e kolonistëve mbetën në bordin e anijes Mayflower, ku vuajtën nga ekspozimi, skorbuti dhe shpërthimet e sëmundjeve ngjitëse. Vetëm gjysma e pasagjerëve dhe ekuipazhit origjinal të Mayflower jetuan për të parë pranverën e tyre të parë në New England. Në mars, kolonët e mbetur u zhvendosën në breg, ku morën një vizitë mahnitëse nga një anëtar i fisit Abenaki i cili i përshëndeti në anglisht.
Disa ditë më vonë, ai u kthye me një tjetër amerikan vendas, Squanto. Squanto u mësoi pelegrinëve, të dobësuar nga kequshqyerja dhe sëmundjet, se si të kultivonin misër, të nxirrnin lëngje nga pemët e panjave, të kapnin peshq në lumenj dhe të shmangnin bimët helmuese. Ai gjithashtu i ndihmoi kolonët të krijonin një aleancë me Wampanoag, një fis lokal, i cili do të duronte për më shumë se 50 vjet dhe tragjikisht mbetet një nga shembujt e vetëm të harmonisë midis kolonistëve evropianë dhe amerikanëve vendas.
Kolonët e hershëm që erdhën në Amerikë pësuan vështirësi që pak amerikanë mund t’i kuptojnë. Në mes të kaq shumë vdekjeve, sëmundjeve dhe urisë ata gjetën një mënyrë për të ndaluar dhe për të shprehur mirënjohjen. Miqësia dhe ndihma humanitare që u është dhënë atyre nga amerikanët vendas bie në sy se çfarë e bën me të vërtetë Amerikën të madhe. Të gjithë duhet të mësojmë nga Dita e parë e Falënderimeve. Këtë vit ndoshta ne të gjithë mund të gjejmë kohë për të qenë mirënjohës dhe për të bërë diçka për të ndihmuar njëri-tjetrin.
Kur Presidenti Abraham Lincoln lëshoi shpalljen e tij të parë të Falënderimeve më 3 tetor 1863, mesazhi erdhi në mes të Luftës Civile. Mund të kishte qenë veçanërisht e vështirë për qytetarët që ta dëgjonin të shënonte se “[Që vitit që po i afrohet fundit, ka qenë i mbushur me bekimet e fushave pjellore dhe qiejve të shëndetshëm”, por megjithatë Lincoln përshkroi bujari dhe dhurata të hirshme, dhe përparimet në industri. Ai ftoi qytetarët “në çdo pjesë të Shteteve të Bashkuara, si dhe ata që ishin në det dhe ata që në tokat e huaja”, t’i bashkoheshin atij në falënderimet e së enjten e fundit të nëntorit. Jo të gjithë ranë dakord, dhe sigurisht jo të gjithë morën pjesë, por një traditë e përvitshme filloi të përhapet qysh atëherë.
Domethënia shpirtërore e Ditës së Falënderimeve
Kur bëhet fjalë për Ditën e Falënderimeve, i vihet shumë theks ushqimit, dhe me të drejtë. Midis gjelit të detit me lëng, pjatave të shijshme dhe ëmbëlsirave të ëmbla, ka shumë elementë të ngrënshëm për t’u përqendruar, në kuptimin e mirëfilltë të Ditës së Falënderimeve. Por është plotësisht e mundur të gjetur kohë për rikthimin e fokusit tek mirënjohja gjë që është gjithmonë një ide e mirë. Ndërsa kaloni rrugës gjatë ditës, përpiquni të gjeni kohë për të falënderuar për të mirat që ju kanë ardhur, si gjërat e mëdha ashtu edhe ato të vogla. Një mënyrë për ta bërë këtë është të lexoni një citim të Ditës së Falënderimeve – me zë të lartë ose me vete – për të kapur kuptimin e vërtetë të festës. ( Reflektoni disi me sa zor ne shqiptarët themi “Faleminderit”).
Pasi me kalimin e viteve, Dita e Falënderimeve është bërë sinonim i falënderimit (në fund të fundit është në emër!). Prandaj, sigurohuni që të kaloni një moment nga dita juaj e ngarkuar për të falënderuar dhe ndarë pak mirënjohje. Ato theksojnë rolin që mund të luajë mirënjohja në jetën tuaj – dhe jo vetëm për një ditë në vit. Edhe në kohët më të errëta, ka kaq shumë për të qenë mirënjohës Zotit dhe Njerëzve dhe Dita e Falënderimeve është një kujtesë e shkëlqyeshme për këtë. E madhja Oprah Winfrey pat shkruar “Ji mirënjohës për atë që ke; e do të kesh më shumë. Nëse përqendrohesh në atë që nuk ke, kurrë nuk ke për të pasur mjaftueshëm.”
Biden dhe Dita e Falënderimeve
Deklarata e Presidentit Biden për Ditën e Falënderimeve vjen pas ndërgjegjësimit të kuptimit të zgjeruar historik dhe kulturor të miteve dhe historive tona themeluese, dhe në mes të një pandemie të vazhdueshme në një kohe të zhurmshme, përçarëse. Amerika ka kaluar një kohë të vështirë, ndoshta më mirë të themi, ne po kalojmë një kohë të vështirë. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë me dëshpërim për Ditën e Falënderimeve.
Dhe këtë 25 nëntor, kur Joe Biden do të lexojë shpalljen e tij të parë të Falënderimeve si President i Shteteve të Bashkuara. Ajo do të jetë shpallja e 159-të radhazi e tillë. Gjatë viteve, toni i shpalljeve ka ndryshuar shumë, me disa presidentë që kanë shfrytëzuar mundësinë për të nxjerrë në pah – nën maskën e mirënjohjes – arritjet e tyre gjatë vitit. Të tjerët me deklarata që vinin nga zemra, të shkruara për të mbledhur shpirtrat gjatë kohëve të errëta.
Mesazhi i tij këtë vit, në mes të ndjenjave tona të humbjes dhe pasigurisë, nuk mund të jetë një lloj ringrohje e fjalimeve të presidentëve të mëparshëm si gjellë të ftohta së shkuarës – as dhe një përzierje e gjelit të detit me ndjenjat e mbetura rreth tryezës. Biden duhet të ofrojë një mesazh uniteti. Sa do jetë në gjendje ta bëj këtë, është punë tjetër .