Botuesi i gazetës “Epoka e Re”, Muhamet Mavraj, ka thënë se qëllimi i tij që prej paraluftës ka qenë që pas luftës të mbetet person tërësisht anonim. Në rrëfimin për emisionin Pressing, Mavraj ka thënë se refuzimin për përfshirje në politikë, e ka parë si refuzim ndaj hyqmetit.
Mavaraj, ka thënë se ofertat për t’u përfshirë në politikë kanë nisur dy ditë para bombardimeve të NATO-s e nuk janë ndalur deri në vitet e fundit.
“Është njëfarë refuzimi për hyqmetin, edhe pse ky hyqmet është i joni. Është qëllimi me qëndru larg pushtetit dhe parasë. Ofertat për mua s’kanë munguar kurrë, deri në këto ditët e fundit. Fillojnë diku dy ditë para bombardimeve të NATO-s, atëherë kur ishte qeveria e përkohshme e Kosovës dhe kanë vazhduar deri në qeverinë paraprake”, ka thënë Mavraj.
Ai ka thënë se ofertat kanë qenë gjithmonë për pozita të larta.
“Gjithmonë kanë qenë oferta për poste të larta, ministër ose deputet”, ka thënë tutje Mavraj.
Qëllimi i tij ka qenë që të mbetet anonim, por lëshimi më i madh që ka mundur të bëj, ka qenë futja në media.
“Kam mundur që të lobojë për drejtor të RTK-së, por qëllimi ka qenë që para luftës që të mbetem person tërësisht anonim. Maksimumi që ia kam leju vetes, ka qenë që të kyçem në media për t’i mbrojtur ushtarët e UÇK-së”, ka theksuar Mavraj.

Politikes shqiptare ne Kosove, qe nga 1990,per menqurine,seriozitetit,pastertin dhe orientimin e drejte kombetare e politke dhe guximin ju ka dasht Muhamed Mavraj,.Politika e Kosoves, nuk ju ka dashur Mavrajt,Sepse, ai edhe pa politiken kosovare te ketyre tri dekadave,ka mbetur dhe do te jete publicist e politikan shembullor.