Shkup, 23 nëntor 2021 – Burime të televizionit Alsat-M brenda spitalit të Sofjes bënë të ditur identitetin e 7 personave që i mbijetuan aksidentit tragjik të autobusit në Bullgari
Të mbijetuarit e këtij aksidenti janë:
Sh. N. Saleh 36 vjeç,
Medina Lutfi 25 vjeç,
Gjyla Jasharovska 49 vjeç,
Minir Jasharovski 50 vjeç,
Ebib Pajazitovski 49 vjeç,
Zulehja Jasharovska 16 vjeç dhe
Lulzim Sulejmani 26 vjeç, shtetas i Serbisë, nga Presheva
Këta persona janë shtruar për trajtim në spitalin e Sofjes. Sipas zyrtarëve të spitalit, të gjithë janë në gjendje shëndetësore stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.
Në aksidentin tragjik që ndodhi të martën në orët e para të mëngjesit e kanë humbur jetën 45 persona. Autoritetet bullgare bënë të ditur se shumica e trupave të viktimave janë dëmtuar shumënga zjarri, prandaj identifikimi i tyre dotëmund të bëhet vetëm përmes analizës së ADN-së.
(r.m.)