Prishtinë, 11 maj 2022 – Sindikata e Pavarur e Kompanisë për Shpërndarje të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), të mërkurën, më 11 maj, nisi një grevë njëorëshe, me kërkesë rritjen e pagave për q00 euro.
Kryetari i sindikatës së punëtorëve të kësaj kompanie, Ahmet Hyseni, tha se kjo grevë është paralajmëruse dhe do të zgjasë një orë, prej orës 08:30 deri në ora 09:30.
“Kërkesa jonë është për rritje të pagave prej 100 eurosh. Ne kemi diskutuar edhe më herët për këtëkërkesë, por qe një kohë ka qenë pandemia COVID, pastaj kriza energjetike. Ne nuk deshëm të bëjmë presion dhe pritëm deri në muajin mars, ashtu siç na ka thwnw menaxhmenti. Në mars u ulëm dhe ai na ofroi rritje prej 30 eurosh për secalin punëtor. Për ne, si sindikatë, kjo është e papranueshme”, tha ai.
Ai tha se po presin që menaxhmenti sot t’i thërrasë për biseda, nëse nuk ndodhë kjo, atëherë të premten, këshilli grevist do të mblidhet për të vendosur për hapat e mëtejmë.
“Nëse nuk ka një marrëveshje do të vijnë të gjitha distriktet në Prishtinë”, tha ai.
Hyseni tha se kanë pritur që të kalojë kriza energjetike dhe janë takuar në mars me menaxhmentin e kësaj, që u ka ofruar rritje page prej 30 eurosh.
“Në mars u takuam, na ofruan rritje rroge prej 30 eurosh për punëtorë. Për ne si sindikatë kjo rritje është e papranueshme”, tha ai.
Kjo kompani private ka rreth 2,000 punëtorë me pagë mesatare prej 450 eurosh.
(r.m.)