Putin do të bisedojë me telefon me Erdoganin

Moskë, 1 prill 2022 – Presidenti rus, Vladimir Putin do të bisedojë me telefon të premten me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar Kremlini.

Të enjten, Erdogan ka biseduar me telefon me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Turqia ka shprehur gatishmërinë të ndërmjetësojë në bisedimet ruso-ukrainase për vendosjen e paqes  midisdy vendeve. Të martën në Stamboll u mbajt takimi i delegacioneve të dy vendeve.

Takimi është hapur nga Erdogan, i cili ka mbajtur një qëndrim të ba;ancuar, duke i bërë përgjegjëse për konfliktin të dy palët.

Erdogan ka thënë se, në parim, Turqia është e gatshme të angazhohet si garantuese e sigurisë për Ukrainën, mirëpo detajet e një formati të tillë duhet të diskutohen.

Ukraina ka propozuar miratimin e statusit neutral, që nënkupton mosanëtarësim në aleanca ushtarake, sikurse ajo e NATO-s, apo që të pranojë bazave të huaja ushtarake. Por, para kësaj Ukraina kërkon garanci për sigurinë e saj.

(r.m.)