Putin i ka thënë Macronit se Rusia “do t’i arrijë qëllimet e saj” në Ukrainë

Paris, 3 mars 2022 – Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka thënë homologut të tij francez, Emmanuel Macron, se Rusia do ta çmilitarizojë me sukses Ukrainën dhe do ta bëjë atë vend neutral.

Sipas tij, këto janë qëllimet e tij për Ukrainën.

Sipas një skripte të bisedës telefonike me Macronin, të publikuar nga BBC, Putin ka thënë se çdo përpjekje për të vonuar negociatat do të rezultojë me zgjerimin e listës së kërkesave të Rusisë.

Po ashtu, Putin i ka thënë Macronit se ai nuk është pajtuar me fjalimin e Macronit të një dite më parë, ku ai kishte thënë Putini është përgjegjës për nisjen e luftës në Ukrainë.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Vladimir Putin ka urdhëruar një  “operacion special” pë, siç ka thënë “çmilitarizimin” e Ukrainës.

Veprimi i Rusisë ka nxitur reagim të fuqishëm në botën demokratike. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj janë kundërpërgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

(r.m.)