Moskë / Kiev, 5 mars 2022 – Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi të shtunën se Moska do ta konsideronte si përfshirje në konflikt të një pale të tretë që do të shpallte zonë të ndalimit të fluturimit mbi Ukrainë.
Putin u shpreh ashpër edhe kundër vendosjes së sanksioneve nga Perëndimi, të cilat i cilësoi se akte të ngjashme me shpalljen e luftës, raporton Zëri i Amerikës.
Komentet e presidentit rus erdhën pas kërkesës së presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy që NATO të ndalojë fluturimet mbi Ukrainë.
Vendet anëtare të NATO-s po ofrojnë ndihmë ushtarake për forcat qeveritare të Ukrainës për luftën kundër ushtrisë ruse, por aleanca ka refuzuar kërkesat e Ukrainës për të zbatuar një zonë ndalim-fluturimi mbi vend, duke thënë se kjo mund të provokojë një konflikt shumë më të gjerë dhe akoma më të rrezikshëm.
Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se forcat ukrainase po i kontrollonin qytetet kryesore në pjesën qendrore dhe jug-lindore të vendit, ndërsa rusët po mbanin të rrethuara qytetet Kharkiv, Mykolaiv, Chernihiv dhe Sumy.
(r.m.)