Putin: Sulmet ishin përgjigje ndaj akteve terroriste të Ukrainës

Moskë, 10 tetor 2022 – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se sulmet raketore në disa ytete të Ukrainës që u kryen të hënën ishin kundërpërgjigje për kundërofensivën e forcave në zonat e pushtuara nga Rusia dhe për sulmin në urën që e lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, të aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Putin i cilësoi këto veeprime si “akte terroriste” të Ukrainës ndaj Rusisë.

Të dielën, presidenti rus e akuzoi inteligjencën ukrainase për sulmin e fundit ndaj urës në ngushticën e Kerçit. Ai tha se forcat e inteligjencës së Ukrainës kishin cak shkatërriimin e infrastrukturën civile kritike të Rusisë.

Të hënën në mëngjes Rusia kreu një sërë sulmet me raketa ndërtesa publike në kryeqytet, Kiev, dhe në qytetet Dnipro, Lviv dhe Ternopil. Të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe 60 të tjerë janë plagosur në këto sulme.

Kreu i ushtrisë ukrainase tha se forcat ruse kanë lëshuar të paktën 75 raketa në mëngjesin e së hënës në Kiev dhe në qytetet në jug dhe perëndim të vendit.

“Shteti terrorist, Rusia, ka kryer sulme masive ajrore në territorin e Ukrainës dhe po ashtu ka kryer sulme me dronë. Në mëngjes, agresori ka lëshuar 75 raketa. Dyzetenjë prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja jonë ajrore”, tha gjenerali Valeriy Zaluzhny përmes një postimi në rrjetet sociale.

(r.m.)