Moskë, 27 shkurt 2022 – Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka urdhëruar ushtrinë që forcat parandaluese të Rusisë (referencë për njësitet që përfshijnë krahun bërthamor) ta vendosë në gatishmëri të lartë.
Ai e ka bërë këtë dukemarrë shkas nga sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë dhe dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës nga NATO.
““Siç mund ta shihni, jo vetëm shtetet e Perëndimit po ndërmarrin masa jomiqësore kundër shtetit tonë në dimensionin ekonomik, dua të them sanksione ilegale që i dinë të gjithë, kurse zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s po i lejojnë vetes të bëjnë deklarata agresive kundër vendit tone. Prandaj, urdhëroj ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm që të vendosin forcat e parandalimit të ushtrisë ruse në një mënyrë speciale, në modul special për detyrë luftarake”, ka thënë Putin.
Ky urdhër është bërë në një takim të Putinit me ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshme të Forcave të Armatosura të Rusisë, Valery Gerasimov.
Më herët Putin i kishte paralajmëruar vendet tjera që të mos ndërhyjnë në Ukrainë, duke thënë se kjo mund të shkaktojë pasoja “që nuk janë parë ndonjëherë”.
(r.m.)