Prishtinë, 25 dhjetoer 2024 – Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e anuloi njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe e urdhëroi atë ta certifikojë Listën Serbe, partinë kryesore të serbëve të Kosovës, për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
“Anulohet njoftimi i Komisionit Qendror Zgjedhor, i datës 23.12.2024 dhe urdhërohet KQZ-ja që ta certifikojësubjektin politik Lista Serbe dhe kandidatët e këtij subjekti politik, sipas rekomandimit të Zyrës per Regiistim, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike në KQZ të datës 22.12.2024, për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025”, u tha në vendimin e publikuar nga PZAP-I” njoftoi PZAP të mërkurën pasdite.
PZAP-i bëri të ditur se Zyra për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike kishte rekomanduar që Lista Serbe të certifikohej pasi kishte dorëzuar dokumentacionin në përputhje me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe me rregullat e tjera të KQZ-së.
PZAP thekson se gjatë votimit në KQZ nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar, gjë që bie ndesh me dispozitat ligjore në fuqi.
PZAP kujtoi se, sipas Ligjit për Zgjedhjet, “KQZ-ja e certifikon subjektin politik me të drejtë pjesëmarrjeje nëse ai dorëzon në formën e përshkruar dhe në datën e vendosur nga rregullat e KQZ-së”.
“KQZ-ja është e obliguar që të certifikojë çdo subjekt politik i cili i plotëson kushtet e parapara ligjore, siç i ka plotësuar në rastin konkret Lista Serbe, për çka e njëjta është rekomanduar për certifikim nga Zyra për regjistrim, certifikimin dhe kontrollin financiar të subjekteve politike në KQZ-së”, thuhet ne vendim.
KQZ, në mbl;edhjen e mbajtur të hënën, më 23 dhjetor, nuk e certifikoi Listën Serbe, pasi përfaqësuesit e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, ngritën shqetësimet që kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës, të cilës nuk i referohet me emrin kushtetues, por me emërtimin “Kosovo i Metohia”.
Lista Serbe u ankua të martën, më 24 dhjetor, ndaj këtij vendimit të KQZ-së, për marrjen e të cilit e akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nxiti reagimin e diplomacisë perëndimore dhe vëzhguesve të pavarur, që e vlerësuan atë si të motivuar politikisht.
Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 28 subjekte politike nga të cilat 27 tashmë janë certifikuar. Pesë nga subjektet e certifikuara janë nga radhët e komunitetit serb.
Vendimi i PZAP-it mund të ankimohet brenda 48 orësh në Gjykatn e Lartë të Kosovës.
(r.m.)