Prishtinë, 10 qershor 2023 – Qeveria e Kosovës ka shmangur komentet lidhur me draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të hartuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Gjithsesi, zyrtarët kompetentë e hedhin poshtë draft-statutin e Ramës, sikurse shumë të tjeraë të hartuar para këtij nga pala serbe apo nga pale që deklarohen si të pavarura.
Kryeministri Albin Kurti është pyetur nga gazetarët në Prizren, pas manifestimit solmn oër 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptaree të Prizrenit, por nuk ka dashur ta japë ndonjë koment.
Zëëvendës-kryeministri Besnik Bislimi, i cili shtë i ngarguar me çështjen e bisedimeve me Serbinë, ka shmangur një deklarim të drejtpërdrejtë për draftin e Ramës. Por, ai ka bërë të qartë se negocatat, pra edhe ato për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, nuk ka të bëjë aspak me Shqipërinë.
“Këto nuk janë negociata mes shqiptarëve e serbëve, por mes Kosovës e Serbisë. Pra, vetëm Kosova mund të negociojë për çështje që i përkasin asaj”, është shprehur Bislimi.
Me kujdes lidhur me aktin e kryeministrit të Shqipërisë është treguar edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Ai ka shjeguar se Serbia synon që përmes Asociacionit të cenojë funksionalitetin e shtetit të Kosovë, siç është provuar me draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues që synonte një Republika Srpska në Kosovë dhe, së fundmi, me nonpaperin e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve që flet për “Botën serbe”.
Kryeziu ka thënë se Kosova pret nga Shqipëria zyrtare mbështetje sepse ndërmjetësues ka shumë.
“Çështja e marrëveshjeve të mëhershme për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës dhe kjo u dëshmua me draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga deputetja e Vuçiqit që synonte një Republika Srpska në Kosovë dhe së fundmi me nonpaperin e Akademisë së Shkencave dhe e Artit e Serbisë që flet për ‘Botën serbe’. Në të dy rastet në pyetje është Kosova. Në të dy rastet rreziku është Serbia. Ata që janë të lirë në qëndrime dhe pa ndonjë ngarkesë, e kuptojnë këtë. Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. Ndërmjetësues kemi shumë”, ka thënë Kryeziu.
(r.m.)