Qeveria e Shqipërisë do ta ndryshojë ligjin për shpërblimin e fituesve të medaljeve në peshëngritje

Tiranë, 12 dhjetor 2021 – Qeveria pritet të miratojë në mbledhjen e kësaj jave një ndryshim specifik në ligjin për vlerësimin e medalistëve në peshëngritje.

Ky ndryshim parashikon që shpërblimi i fituesve të medaljeve të arta në këtë sport të bëhet për secilën garë (shtytje, shkëputje dhe dygarësh), bazuar kjo në rregulloren ndërkombëtare të peshëngritjes.

Burime për Panorama.al bëjnë me dije se ky ndryshim vlen për të gjithë sportistët prej korrikut 2020, kur doli për herë të parë Vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili kishte këtë mangësi.

Kështu, Briken Çalja do të marrë shpërblimin e një kampioni të përmasave ndërkombëtare.

(Panorama.al)