Qeveria gjermane vendos për zgjatjen e mandatit të ushtarëve gjermanë të KFOR-it

Berlin, 30 maj 2024 – Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë për një vit tjetër qëndrimin e Bundeswehr-it në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Sikurse deri më tash, në këtë mision do të mund të dërgohen deri në 400 ushtare dhe ushtarë gjermanë, raporton Deutsche Welle.

“Prej tashmë 25 vjetësh, Bundeswehr-i po kontribuon në mënyrë aktive në stabilizimin dhe sigurimin e paqes në Kosovë”, ka thënë sëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Arne Müller, ka thënë se kompania gjermane e KFOR-it është e gatshme të marrë detyra shtesë në Kosovë.

“Ne veprojmë sipas mandatit ekzistues. Kompania gjermane në NATO është në gatishmëri dhe ka marrë kompetenca shtesë, si kontrolli i turmave dhe trazirave”, ka thënë ai.

Vendimi i qeverisë për zgjatjen e mandatit të ushtarëve gjermanë në Kosovë duhet të miratohet nga Bundestagu, i cili do ta trajtojë këtë vendim më 6 qershor. Pritet që vendimi të miratohet me shumicë dërrmuese të votave.

Bundeswehr-i është pjesë e KFOR-it që nga viti 1999. Ky është operacioni më i gjatë në historinë e ushtrisë së Gjermanisë.

Qeveria gjermane e paraqet mandatin çdo vit për rishikim dhe miratim në parlament për të siguruar një proces demokratik dhe transparent. Në muajin prill, qeveria gjermane dërgoi në Kosovë një kompani shtesë, për të ndihmuar në uljen e tensioneve në pjesën veriore të vendit

Situata e sigurisë në kët pjesë të Kosovës ishte shumë e tensionuar vitin e kaluar. Në muajin maj, militantët serbë sulmuan pjesëtarët e KFOR-it dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it pësuan lëndime, disa prej të cilëve mbetën edhe invalidë. Ndërkaq në muajin shtator një grup paramnilitar derb kreu një sulm terrorist në Banjskë, ku mbetën të vrarë një pjesëtar I policies së Kosovës dhe tre paramilitarë serbë.

(r.m.)