Prishtinë, 10 dhjetor 2022 – Pesë shtetet më të zhvilluara perëndemore (QUINT) dhe Bashkimi Evropian (BE) e kanë mirëpritur vendimin e Presidentes Vjosa Osmani për shtyrjen e gjedhjeve lokale në veri për në prill të vitit të ardhshëm.
Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë e Italisë dhe zyra e BE-së e kanë cilësuar këtë vendim konstruktiv.
Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e BE-së/PSBE-së e mirëpresin vendimin e qeverisë së Kosovës dhe të liderëve të partive politike për shtyrjen e zgjedhjeve komunale dhe për kryetarë komun në katër komunat veriore.
Ky vendim konstruktiv avancon përpjekjet për të krijuar një situatë më të sigurt në veri, e cila është thelbësore për bisedimet e lehtësuara nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në një deklaratë ë përbashkët të këtyre përfaqësive diplomatike.
https://xk.usembassy.gov/statement12_22/
Zgjedhjet u shpallën pas largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës, mes mospajtimeve mbi përdorimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Ndonëse Kosova dhe Serbia arritën një pajtim për targat më 23 nëntor, nuk pati ndonjë pajtim rreth kthimit të tyre në institucione, ndërsa procesi zgjedhor u bojkotua nga Lista Serbe që është subjekti kryesor i serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit dhe ka mbajtur pushtetin në të gjitha komunat me shumicë serbe.
Afrimi datës për mbajtjen e tyre, u përshkua me tensione e incidente në zone. Një polic i Kosovës u plagos me armë zjarri të enjten në mbrëmje.
Të shtunën pasdite grupe qytetarësh serbë bllokuan rrugët në afërsi të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, në shenjë proteste ndaj arrestimit të ish pjesëtarit të Policisë së Kosovës në veri, Dejan Pantiq.
“Policia e Kosovës sot ka ndaluar në Pikën Kufitare në Jarinje ish zyrtarin policor, ish pjesëtarin e MUP-it i cili ishte integruar më parë në Policinë e Kosovës, Dejan Pantiç.I ndaluari, sipas dëshmive të Policisë së Kosovës, ka organizuar sulmin terrorist në zyret e KKZ-së në veri të vendit, me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë. Pantiç akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues”, ka shkruar në Facebook ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.
(r.m.)