Gjithçka kundërmon me aromën e luftës, kufomave dhe vdekjes. Dhjetë mijë shqiptarë të Kosovës janë vrarë nga strukturat ushtarake dhe policore të regjimit të kriminelit Sllobodan Millosheviq. Krimineli i luftës Vojisllav Sheshel e kritikonte atë se nuk kishte më shumë të vrarë, prandaj edhe e aktronte opozitarin e tij.
Në publik konsiderohej “më i mirë” se krimineli dhe diktatori Millosheviq.
Në kuptimin e pastruesit etnik “më të shpejtë, më të fortë dhe më të fuqishëm”.
Nga e njëjta arkë financoheshin bakanalitë dhe jeta e privilegjuar në vilat prej qindra e qindra metrash katrorë në “Dedinjë”, xhipat, thasë me marka…
Në kurriz të qytetarëve të tyre që po vdisnin nga uria ose në fushat të betejave ku dërgoheshin me forcë.
Le të kthehemi prapa në kohë.
A e dini se çfarë ka në mendje presidenti i “sheshelizuar” i Serbisë, Aleksandar Vuçiq?
A ju kujtohen vitet nëntëdhjetë? A dini për krimet e luftës dhe për gjenocidin e kryer në regji të tandemit Slobodan Millosheviq e Vojislav Sheshel?
A e dini se çfarë bënte atëherë Aleksandar Vuçiqi dhe se si shfaqej në publik? A e dini çka thoshte që t’i shtynte njerëzit të bëheshin vrasës dhe kriminelë?
Në qoftë se mendoni se ai sot shqipton fjali drastike që mund të shkaktojnë pasojat më tragjike për jetën njerëzore të pjesëtarëve të popullit të tij, nga pikëpamja e së vërtetës dhe vlerave themelore morale, ajo çfarë bënte dhe deklaronte ai tri dekada më parë sot do të duhej të ngrinte alarmin dhe shqetësimin e secilit njeri të arsyeshëm.
Pavarësisht kësaj, Vuçiq edhe sot e kësaj dite, fle i qetë dhe kjo është e qartë. I pasur, i fuqishëm, i respektuar. Jo vetëm në Serbi, nga qytetarët, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
Pranoje Kosovën dhe na lejo të dalim në treg me fuqinë punëtore më të lirë. Ta shfrytëzojmë edhe atë pak jetë jetë të qytetarëve që po e shkatërron sistematikisht gjatë angazhimit tënd politik tridhjetëvjeçar. Kush do ta “shesë” popullin e vet më mirë se Vuçiqi?
A është ai kaq i pandjeshëm dhe kaq i pamençur sa të mund të jetojë kështu dhe të luftojë ende për poste e pushtet? I ngarkuar me kufoma, luftë dhe korrupsion?
Po. Kjo është e rëndësishme të theksohet, sidomos duke pasur parasysh faktin se në veri të Kosovës ka qytetarë, njerëz, burra, gra dhe fëmijë, pengje të tij, pengje të çmendurisë, çmendisë dhe prirjes së tij për të sakrifikuar mijëra e mijëra jetë njerëzore për hir të qëllimeve të tij personale apo të mentorëve e të shefave politikë të tij në të kaluarën.
E vërtetuar. E gjykuar në aq shumë raste në Tribunalin e Hagës.
Po. Në Serbi, kur përmendet Tribunali i Hagës, pavarësisht nga faktet e dëshmuara, shënimet e dëshmirë në dispozicion, ai është paradigmë e gënjeshtrave në opinionin e këtushëm publik.
Por, asnjëra nga këto të vërteta të vërtetuara nuk na tipizon. Përceç si viktima të propagandës mediatike dhe shantazheve me varfëri të skajshme, sëmundje dhe vdekje.
Ai e tipizon regjimin kriminal të luftës të Slobodan Millosheviqit dhe Vojisllav Sheshelit, para së gjithash, karshi qindra mijëra njerëzve të vdekur të përkatësive të tjera kombëtare e fetare në ish-Jugosllavi, e pastaj edhe karshi nesh që u mbrehëm për t’i kryer këto monstruozitete të cilat na mbajnë ende dhe nuk na lëshojnë…
A e kuptoni se sot, kur ngrihen barrikada në veri të Kosovës, nën komandën e drejtpërdrejtë të Aleksandar Vuçiqit, gjegjësisht të kriminelëve të tij – atyre që i kanë marrëveshjet më fitimprurëse me qeverinë e Ana Bërnabiqit, të dyshuar dhe të përmendur madje edhe për përfshirje në krimet dhe në vrasjen e politikanit kosovar Oliver Ivanoviq – fatet e njerëzve të thjeshtë, të të varfërve, të atyre që përballen me kushtet më tragjike të jetesës janë sërish në duart e tij.
Tani, krejtësisht ndryshe nga koha e kaluar, kur ai ishte vetëm zëdhënës i politikave gjenocidale dhe kriminale të luftës të Vojisllav Sheshelit dhe Sllobodan Millosheviqit. Kur me shumë zell nxiste dhe ishte njëri nga parlajmëruseit më të këqij të masakrimit të njerëzve të kombësive dhe feve të tjera.
Tani ai sërish gjendet para sfidës për të ruajtur bythën e vet dhe politikën e tij tridhjetë vjeçare të luftënxitjes, hajdutërisë, përfitimeve dhe privilegjeve mbi vdekjen, urinë dhe urrejtjen …
Sirurisht nuk do të rezistojë. Sigurisht sërish do t’i shtyjë në humnerë qytetarët e zakonshëm, të varfërit dhe fatkeqët, në vend se t’i mbrojë.
Kujdesi për interesin publik dhe për të mirën më të madhe të mundshme, për shumicën e qytetarëve është drejtpërdrejt në kundërshtim me përshkrimin e “punës” së tij.
Kështu ai e ngriti veten shumë kohë më parë, para shumë dekadash. Ai nuk u dorëzua kurrë. Sikur të ndodhte kjo, të paktën për pak kohë…
r.m.
(Autorja është opinioniste e gazetës beogradase “Danas”, nga e cika është marrë ky shkrim. Titulli i shkrimit është i përkthyesit.)