Tiranë, 30 qershor 2021 – Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri, përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi se qytetarët shqiptarë do të kenë një qasje të privilegjuar drejt tregut gjerman të punës.
Në njoftim thuhet se takimet për aplikim për vizë sipas këtij rregulli do të jepen në fillim të çdo muaji për muajin në vijim.
“Takimet për aplikim për vize sipas këtij rregulli do te jepen veçmas çdo muaj. Në fillim të çdo muaji (duke filluar në korrik) do të hapet lista me takimet e mundshme për muajin pasardhës”, thuhet në njoftim.
Kjo qasje bazohet në Rregulloren e re të punësimit për Ballkanin Perëndimor, e cila do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor 2023
Njoftimi i plotë i Ambasadës gjermane në Tiranë:
Risi në lidhje me punësimin sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor: Regjistrimi në listën e pritjes për të lënë një takim
Duke filluar nga 01.01.2021 ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e punësimit për Ballkanin Perëndimor. Deri në datën 31.12.2023 qytetarët shqiptarë do të kenë një qasje të privilegjuar drejt tregut gjerman të punës. Përpunimi i kërkesave për vizë bëhet përsëri i mundur duke filluar nga 20.06.2021, pas heqjes së kufizimeve të udhëtimeve nga covid-19.
Takimet për aplikim për vize sipas këtij rregulli do te jepen veçmas çdo muaj. Në fillim të çdo muaji (duke filluar në korrik) do të hapet lista me takimet e mundshme për muajin pasardhës. Data e hapjes së listës do të ndryshojë nga njëri muaj në tjetrin. Nëse keni interes ndiqni udhëzimet në faqen tone zyrtare www.tirana.diplo.de. Informacionet e detajuara do t’i gjeni aty.
Personat që kanë bërë një kërkesë për vizë pune para dates 17.03.2020 do të njoftohen për vazhdimin e procedurave me email. Jeni te lutur që deri sa të merret një vendim të mos pyesni në lidhje me statusin e aplikimit.
(r.m.)