Radhë makinash në kufirin ndërshqiptar, shkak masat kundër Koronavirusit dhe kthimi pas pushimeve

Radhe kilometrike për të hyrë në Kosovë. Në orët e vona të pasdites së sotme qindra automjete të Kosovës dhe të Shqipërisë po mbajnë radhën në Rrugën e Kombit për të hyrë në Kosovë, radha është e gjatë deri në fshatin Morinë.

Shkak janë bërë masat anti-Covid që po zbaton pala kosovare në pikën e kalimit kufitar Vermicë por edhe të kthimit të kosovarëve nga pushimet në bregdetin shqiptar.

Mjetet po presin prej disa orësh për të hyrë në Kosovë.

Kjo situatë është prej 31 gushtit ku pala kosovare po kërkon test PCR ose certifikatë vaksinimi për të kaluar traun, ndërkohë që pranë pikës së kalimit kufitar është vendosur një laborator për test të shpejtë me 25 euro.

OraNews