RADIOGRAFIA E SHOQËRISË SHQIPTARE NË TRI PAMJE

– Mbresë nga leximi i romanit “Këpuca e aktorit” të Visar Zhitit –

Nga Kadri Metaj,

Prishtinë

Ballina e romanit me një pikturë nga Atjon Zhiti.

1- …dua ta rekomandoj për lexuesin shqiptar dhe sidomos për studentët…

2 – Teatri është përzgjedhë si metaforë e shoqërisë shqiptare…

3 -Në romanin e tij Zhiti pikturon në mënyrë të shkëlqyer gjeografinë sociale të Shqipërisë…

4 – Romani sjell nota të forta ekzistencialiste…

5 – ..libri lexohet me një fryme dhe çdo lexues gjën aty një copëz të nostalgjisë nga jeta e vet.

 *   *   *

Për romanin e shkëlqyer të Visar Zhitit, “Këpuca e aktorit”, Onufri, Tiranë 2022, do shkruaj më gjërësisht në ndonjë revistë letrare, ndërkaq këtu dua ta rekomandoj për lexuesin shqiptar dhe sidomos për studentët e mij si një roman, i cili me shumë sukses dhe me mjete letrare na sjell radiografinë (inçizimin) e shoqërisë shqiptare në tri pamje apo tre breza:

– Shqipërinë e përiudhës së midis dy luftërave botrore;

– atë të komunizmit gjysëmshekullor, i cili prodhoi diktaturën më të egër në Europë dhe,

– Shqipërinë e tranzicionit demokratik  dhe të tejzgjatur, i cili ndryshe nga Europa lindore, nuk po arrin të shkëputet nga trashëgimia moniste.

Teatri është përzgjedhë si metaforë e shoqërisë shqiptare, në përputhje me idenë e filozofëve të antikës, sipas të cilëve në teatër gjejmë shoqërinë në miniaturë dhe mënyrën e funksionimit të saj.

Shoqëria shqiptare nuk arriti të gjejë konsenzusin për teatrin dhe aty manifestohet fakti se sa e ndarë është shoqëria shqiptare.

Teatri u rrënua në orët e pasmesnatës, ashtu siç bëheshin edhe pushkatimet në diktarurë! “Atje ku s’ ka teatër, s’ka qytet, s’ ka deshmitarë artistik të jetës…”.

Shoqëria shqiptare është aq e ndarë, sa nuk ka një pajtueshmëri as për një datë historike se kur u çlirua Shqipëria dhe kur iku gjermani i fundit?

Zhiti del me një përfundim domethënës duke konstatuar se mbase kjo ndodhë për shkak se akoma nuk jemi çliruar.

Në romanin e tij Zhiti pikturon në mënyrë të shkëlqyer gjeografinë sociale të Shqipërisë etnike, të zakoneve dhe mënyrës së jetës, ku fshatari dikur jetonte në mënyrë aq sovrane, sa nuk ja kishte fare nevojën shtetit. Këtë idilë dha aftësi të jetës së shqiptarit e rrënuan pushtimet dhe përfundimisht komunizmi dogmatik dhe hakmarrës ndaj shqiptarit krenar dhe sovran. Nuk ka rëndësi, thotë autori, kur iku gjermani i fundit, po kush erdhi më pas.

Kjo ndërthurje kaq kreative midis shoqërisë shqiptare, gjeografisë, etnologjisë dhe etnografisë bën që libri të lexohet me një fryme dhe çdo lexues gjën aty një copëz të nostalgjisë nga jeta e vet.

Romani na sjell herë pas here edhe nota të forta ekzistencialiste, duke inkuadruar aty edhe vetë përsonazhin apo autorin e romanit, duke dalë në përfundimin se ekzistencializmi kuptohet më së miri me aktorin dhe skenën e tij, ku atje ka vetëm të tashme dhe ai është për të tjerët si një tjetër, përsonazh i tjetërsuar.

Gjetja më e guximshme e autorit është radiografia e tranzicionit shqiptar. Duke qenë edhe vetë viktimë e burgjeve të diktaturës, ai si të gjithë shqiptarët kishte pritshmëri të lartë për lirinë dhe demokracinë shqiptare. “Ndonjëherë më duket se kjo ngjarje ndodhi në postdiktaturë” (banalizimi i krimit apo siç thoshte Hannah Arendt, banaliteti i së keqes).

Kur po ndodhnin ndryshimet, kur po ndaheshin dy kohë apo po lidheshin, që të vazhdonin, se ata, shefa të krimeve, policë, hetues etj. Ishin të njëjtët, po ata nga sigurimi i shtetit të diktaturës, në SHIK-un e demokracisë, po ata zëra e kërcënime.

Kjo është më shumë se diagnozë për etimologjinë e ngërçit shqiptar drejt lirisë dhe demokracisë së munguar!…