Radoiçiq jep deklaratë në Beograd për sulmin në Kosovë, në cilësinë e qytetarit

Beograd, 30 shtator 2023 – Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi të shtunën se Millan Radoiçiq, i cili e mori përgjegjwsinw për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskw të komunës së Zveçanit, ka dhënë deklaratë për këtë ngjarje në Beograd.

Nw njoftimthuhet se Radoiçiq, i cili wshtw shoqwruar nga avokati i tij, ka dhwnw deklaratw nw cilësinë e qytetarit.

“Ftesës së autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë, Millan Radoiçiq i është përgjigjur dhe sot në orën 10, i shoqëruar nga avokati i tij, ka hyrë në ambientet e MPB-së, për të dhënë deklaratë si qytetar për rrethanat të ngjarjes tragjike në qytetin e Banjskës, herët në mëngjes të së dielës, 24 shtator 2023”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Nw njoftim thuhet se Prokuroria e Lartë Publike në Beograd “do të ndërmarrë masat dhe veprimet e mëtejshme procedurale nën autoritetin e saj”, pasi të njihet me deklaratën e Radoiçiqit.

Të premten, Radoiçiqi e mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator. Një zyrtar policor i Kosovws dhe tre pjeswtarw tw grupit tw terroristwve serbw u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit.

 (r.m.)