Radoiçiq: Nuk lejojmë që veriu të udhëhiqet nga ata që fituan 1-2% të votave

Beograd, 23 prill 2023 – Nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, ka thënë se “populli serb në Kosovë nuk do të lejojë kurrë” që komunat me shumicë serbe në veri të vendit të udhëhiqen nga ata që kanë fituar “1 apo 2 për qind të votave” në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën të dielën, me 23 prill.

Sipas tij, këtë mesazh e kanë përcjellë vetë votuesit serbë, duke bojkotuar procesin zgjedhor

“Besoj të gjithë e kanë kuptuar mesazhin që dha populli serb nga veriu i Kosovës”, i cili e bojkotoi në masë të madhe procesin zgjedhor”, thuhet në një deklaratë të Radoiçiqit për publikun.

Radoiçiq i ka falënderuar bashkëkombësit e tij në katër komunave veriore (Leposaviqit, Zveçanit, Mitrovicës  Veriore dhe Zubin Potokut) që e kanë dëgjuar thirrjen e Presidentit të Serbisë dhe të Listës serbe për bojkotimin e këtyre zgjedhjeve.

Ai ka theksuar se ata kanë dëshmuar kështu “patriotizmin, dinjitetin, nderin dhe unitetin” e popullit serb.

Por, Radoiçiq nuk ka treguar se çfarë veprimesh mund të merren, por ka theksuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do ta vazhdojë “luftën” për mbrojtjen e paqes dhe të drejtës së serbëve për të jetuar në Kosovë.

“Është në dorën tonë që së bashku me vendin tonë, Serbinë, dhe me presidentin Aleksandar Vuçiq ta vazhdojmë luftën për të ruajtur paqen dhe të drejtën e serbëve për të jetuar jetën e tyre”, tha Radoiçiq.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në Mitrovicë të Veriut dhe në Leposaviq kanë fituar kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në Zubin Potok dhe Zveçan fituar kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës.

(r.m.)