Në një moment tjetër të rëndësishëm për programin amerikan të hapësirës, në epokën pa anije hapësinore, një raketë tregëtare që ka si objektiv furnizimin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës do të lëshohet për një provë sot nga një qendër fluturimi e NASA-s në brigjet e Atlantikut në shtetin Virginia.
Raketa Antares 40 metra e gjatë është ndërtuar nga Korporata e Shkencave Orbitale duke përdorur sisteme raketash amerikane dhe ruse. Firma nga Kalifornia ka nënshkruar një kontratë me NASA-n për të transportuar artikuj dhe më pas astronautë në stacionm, duke përdorur modulin robotik të hapësirës së kompanisë Cygnus.
Në provën e sotme, Antares do të ketë vetëm një peshë ekuivalente me peshën e modulit Cygnus në një mision që ka si synim të kontrollojë cilësinë e tij. Pesha pritet të arrijë orbitën e tokës por nuk do të arrrijë në Stacionin e Hapësirës.