Rama: A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë?

Tiranë, 1 prill 2023 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në profilin e tij në Twitter i ka dhënë sërish mbështetje ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden”, ka shkruar Rama.

https://twitter.com/ediramaal/status/1642145450395418625?ref_src=twsrc%5Etfw

Rama e ka bërë kët të dedikim për Thaçin, duke komentuar njoftimin e agjencisë Rojters për fillimin e procesit gjyqësor ndaj katër krerëve të tjerë të UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Gjyqi ndaj tyre do të nisë të hënën, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ata akuzohen nga Dhoma e Prokurorisë së Specializuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas aktakuzës, ata dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

(r.m.)