Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video informuese lidhur me kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën e tretë anti-COVID.
“MIRËMËNGJES, dhe me këtë informacion të dobishëm për kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën 3 AntiCovid, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.
Me dozën e tretë duhet të vaksinohen personat mbi 60 vjeç me sëmundje kronike, personeli shëndetësor dhe personat që jetojnë në institucionet e kujdesit afatgjatë.
Gjithashtu, me dozën e tretë të vaksinës këshillohet ta marrin edhe personat mbi 18 vjeç me sëmundje të caktuara.
Doza e tretë booster duhet të merret jo më herët se 6 muaj pas kryerjes së dozës së dytë, por këshillohet që qytetarët të kontaktojnë me mjekun e familjes.
Nga 1 nëntori e deri sot janë më shumë se 18 000 qytetarë që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur. Ndërsa prej 1 nëntorit sipas udhëzimit të Komitetit të Ekspertëve ka nisur edhe vaksinimi i fëmijëve 12-15 vjeç me probleme të sistemit imunitar.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,971,973 doza të vaksinës ndaj COVID-19, ku 1,040,015 doza të para, 913,524 doza të dyta dhe 18,434 doza të treta.
Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID.balkanweb