Tiranë, 7 nëntor 2022 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për situatën në veri të Kosovës.
Në një postim në Twitter, Rama ka shkruar se “autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë”, ndërsa shton se i “mirëkupton” edhe aleatët që kërkojnë me formimin e acsociacionit”.
Rama ka thënë se e mbështet plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
“Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE. Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG.
Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!”, ka shkruar Rama.
(r.m.)