Rama bën paralajmërime të forta për Vuçiqin dhe Kurtin

Tiranë, 19 qershor 2023 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë sërish thirrje për lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe dhe për shtensionimit të situatës në pjesën veriore të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama ka paralajmëruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se të dy palët do të kemë pasoja, në rast se nuk i dëgjojnë këshillat e “bashkisë trans-atlantike”

Rama e ka paralajmëruar Vuçiqin për “rikthimin e akullit” në marrëdhëniet midis Shqipërisë e Serbisë, nëse tre policët kosovarë nuk lirohen këtë javë.

“Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!”, ka shkruar Rama.

Ndërkaq, Kurtin e ka paralajmëruar se situata në veri mund të agravohet më shumë, gjë që do të shpie në rikthimin e veriut nën kontrollin e KFOR-it.

“Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFOR-in në krye të punës!’, ka shkruar ai.

Mesazhi i plotë i Ramës:

“Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!

Nga ana tjetër, nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova – sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFOR-in në krye të punës!

E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë! Koha është tani dhe po fluturon!“, ka shkruar Rama.

https://twitter.com/ediramaal/status/1670724810979127296?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1670724810979127296%7Ctwgr%5E880622bb307cdd17b9855de22b478a6dfb05d259%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fsot.com.al%2Fpolitike%2Farrestimi-i-3-efektiveve-te-policise-se-kosoves-rama-paralajmeron-vucic-i595439

(r.m.)