Rama dhe Kim bëjnë një xhiro në Adriatik. me anije ushtarake amerikane

Tiranë, 4 maj 2021 – Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, bënë një shetitje në Detin Adriatik me një anije ushtarake amerikane.

Kryeministri Edi Rama i dhuroi një portret dhe medaljen e mirënjohjes gjeneralit amerikan Tod Wolters, komandant i forcave amerikane për Europë dhe Afrikë, i cili arriti në Shqipëri për stërvitjen ushtarake shumëkombëshe “Defender Europe 21” .

Stërvitja ushtarake “Defender Europe 21” nisi sot në Portin e Durrësit, me dislokimin më të madh të forcave dhe mjeteve në Detin Adriatik dhe në Ballkanin Perëndimor që prej luftës së Dytë Botërore.

Nën drejtimin e Komandës së ushtrisë amerikane për Europën dhe Afrikën, rreth 28 mijë trupa do të zhvillojnë manovra ushtarake të shtrira nga Deti Baltik, Ballkani Perëndimor deri në Detin e Zi. Gjatë kësaj stërvitjeje do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në rajonin e Ballkantn Perëndimor dhe atë të Detit të Zi.

(r.m.)